Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali si pjesë e hetimeve pas kapjes së një shtetasi polak me 14 kg drogë në makinë.

Mbrëmjen e 4 qershorit 2018, policia italiane arrestoi 34-vjeçarin polak, i cili kishte fshehur 14.5 kg kokainë në sendiljet e pasme të makinës tip Touareg VW.

Pak çaste para mbërritjes së policisë, një person i dytë është larguar nga vendngjarja në këmbë duke lënë makinën Hyunday I-30, me 25 mijë euro brenda si edhe një pistoletë automatike.

Policia arriti që të identifikojë të arratisurin, i cili rezulton të jetë shqiptari Martin Cela, 38-vjeç.

Cela ishte i papunë dhe njihej nga policia italiane për trafikimin e drogës, posedimin dhe trafikimin e armëve, vjedhje dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik.

38-vjeçari u kap në një hotel në Capoluogo, ku ishte fshehur duke pritur për të gjetur një vend më të sigurtë.

Policia sekuestroi edhe një shumë mbi 4 mijë euro.

/Ora News.tv/