Itali, plumb në kokë shqiptarit

Itali, plumb në kokë shqiptarit

Një 66 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital me një plagë në kokë. 

Policia italiane ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi plagosjen e shqiptarit Mustafa Hasi, i cili përfundoi dje në spital nën kujdes intensiv në Foggia për shkak se ishte qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person i paidentifikuar, shkruan Ansa.

Gjendja e tij është serioze. Incidenti ndodhi dje në një shtëpi në fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggias. 

Pronari i vilës i cili i cili zbuloi të plagosurin, lajmëroi menjëherë policinë.

Viktima, e cila u plagos nga një pistoletë e kalibrit 7.65, ndoshta do t'i nënshtrohet një operacioni delikate për nxjerrjen e plumbit. Agjentët po marrin dëshmitë e banorëve të fshatit.

EMISIONET