Itali, në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë për trafik kokaine, emrat

Itali, në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë për trafik

Policia italiane e qytetit të Leçes ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar "Miqtë e mi" i cili ka çuar në arrestimin e 11 personave, 6 shqiptarë e 5 shtetas italianë.

Mes të arrestuarve dhe një person i rëndësishëm i mafias puglieze Sacra Corona Unita.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni janë vërtetuar me mijëra shit-blerje doza lëndësh narkotike, kryesisht kokainë.

Shqiptaret e arrestuar- Shqiptarët e arrestuar në operacioni "Miqtë e mi" ekzekutuar sot në Lecce të Italisë janë:

Sajmir Sejdini datëlindja 1991 banues në komunën Taviano të Lecces, 

Klodjan Shehaj datëlindja 1982 banues në komunën Taviano të Lecces

Danel, Gjoci datëlindja. 1998, banues në komunën  Taviano;

Roxhers Nebiu, datëlindja 1991, banues në komunën Melissano;

Enri Shehaj datëlindja 1993, banues në komunën Rutigliano;

Rrapush Tafa datëlindja 1992 banues në komunën Racale

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

"Miqte e mi" -  Grupi i trafikantëve italo-shqiptarë akuzohen për shitje me pakicë të kokainës në territorin e komunave Gallipoli, Taviano, Alezio, Racale ed Alliste në provincën e Lecces.

 Hetimet kanë vërtetuar se  ky grup kriminal çdo dozë kokainë me peshë 0.5 gramë e shiste me vlerë 60 euro duke nxjerrur një përfitim prej qindra mijëra euro. 

 Përgjimet e hetuesve italianë kanë zbardhur se dozat e kokainës mes anëtarëve të bandës në gjuhë të kriptuar quheshin "amici" , nga merr dhe emrin operacioni i policisqë italiane "Amici mie".

EMISIONET