Itali, katër të vdekur nga moti i keq

Itali, katër të vdekur nga moti i keq

Erërat e forta kanë sjellë probleme të shumta në brigjet italiane të Adriatikut. Pesëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të një anije mallrash dhe të një varke u shpëtuan me helikopter pasi mjetet u bllokuan në cekëtinë si pajojë e rrymave detare.

Ndërkohë rrugët përgjatë bregdetit të Barit janë përmbytur si pasojë e përplasjes së dallgëve të larta. Në rajonin e Lazios, dy veta në të  shtatëdhjetat mbetën të vdekur në vend pasi era e forta shkaktoi rrëzimin e një muri, ndërsa pranë Romës, një pemë e lartë ra mbi në një automjet duke shkaktuar vdekjen e shoferit 45 vjeçar.

Viktima e katërt është regjistruar në Kapena pranë kryeqytetit italian, ku një 54 vjeçar humbi ekuilibrin teksa po përpiqej të rregullonte çatinë dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë.

Fuqia e erës ka arritur në mbi 160 km/h përgjatë bregdetit Adriatik, ka çmontuar çatitë e shtëpive, ka shkulur pemë e rrëzuar mure. Autoritetet kanë vendosur perimetra sigurie, ndërsa në disa rajone është ndërprerë trafiku.

Në tërësi, forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar mbi 1500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

EMISIONET