Itali, kapet shqiptari i kërkuar për trafik fëmijësh

Itali, kapet shqiptari i kërkuar për trafik fëmijësh

Policia italiane dhe Interpol ka arrestuar një të ri shqiptar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës për trafikim të qënieve njerëzore.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu 28-vjeçar emri i të cilit ende nuk bëhet publik akuzohet për shfrytëzim të fëmijëve nga Shqipëria në Itali.

Kanë qenë shërbimet e Interpolit, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit.

Shqiptari u kap në Lunano dhe pritet të ekstradohet me kërkesë të autoriteteve shqiptare, ku pritet të dënohet deri në 15 vite burg.

EMISIONET