Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se shqiptari i arrestuar është B.E., 29-vjeç.

Si u bë arrestimi? 

Ndërsa kryente një shërbim të koordinuar që synonte luftimin e shitjes së drogës në Vado Ligure dhe Spotorno policia vuri re shqiptarin. Ai ishte një emër i njohur për policinë italiane.   

Të habitur për praninë e tij në ato vende ata vendosën ta ndiqnin atë dhe të vëzhgonin sjelljen e tij. Shqiptari u kap duke i dhënë një pako një vajze dhe më pas merr paratë në një rrugicë.

Më pas policia menjëherë u hodh në aksion. Ata bënë të mundur kotrollin e shtetait B.E.

Sekuestrimi – Policia gjeti dhe sekuestroi 6 gram kokainë të ndarë në 11 doza të gatshme për t’u shitur dhe 1950 euro para të gatshme, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i trafikimit të drogës.

Gjithashtu 16 gramë kokainë dhe një ekuilibër precize u gjetën në shtëpinë e tij. Ndërsa vajzës policia i gjeti vetëm dozën e kokainës të blerë pak para se të ndërhynte policia, përafërsisht 1 gram.

/Ora News.tv/