Itali, i riu shqiptar kapet me 100 mijë euro kokainë në "Fiat Panda"

Itali, i riu shqiptar kapet me 100 mijë euro kokainë në

Një shqiptar u arrestua nga karabinierët e Fermos në Itali me 400 gram kokainë.

Arrestimi i 30 vjeçarit u bë gjatë natës pasi policia ndaloi një " Fiat Panda", drejtuar nga i riu shqiptar me iniciale X.K. Lënda narkotike e cilësisë së pastër ishte fshehur brenda një qeseje celofoni.

Disa telefonë celularë dhe një peshore elektronike janë konfiskuar gjithashtu. I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Ascoli. Droga, nëse do të shitej në tregun me pakicë, do t'i sillte atij 100 mijë euro fitime.

EMISIONET