Tre nga katër vëllezërit Sallaku të arrestuar në Itali një ditë më parë, janë lënë të lirë nga gjykata e Brescia-s.

Ata u arrestuan si pjesë e një hetimi të madh kundër drogës që çoi në identifikimin e një organizate që kalonte lëndë narkotike në Vallecamonica, Brescia.

Gezim Sallaku, presidenti klubit të futbollit "Darfo Calcio", u akuzua bashkë me vëllezërit, Gazmir dhe Isuf për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, pasi tre pistoleta u gjetën në garazhin e përbashkët të vilës luksoze familjare me pamje nga Liqeni Iseo.

Vetëm Taulant Sallaku mbetet në paraburgim, i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që synon trafikimin e drogës.

Operacioni: 22 të arrestuar në Itali, në pranga dhe biznesmeni Gëzim Sallaku dhe vëllezërit e tij

/Ora News.tv/