Trupi i pa jetë i një 36 vjeçari shqiptar është gjetur buzë një kanali në shtratin e lumit Vera në komunën Paganica në provincën e Aquillas.

Zhdukja e 36 vjecarit shqiptar E.P ishte denoncuar një ditë më parë nga bashkëshortja e tij.

Hetimet e para kanë vërtetuar se mbi trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

 Supozohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga motive natyrore ose nga një aksident rrugor.

36 vjecari shqiptar kthehej në këmbë nga puna e ndoshta është aksidentuar nga një makinë pirate duke e hedhur në ujë.

36 vjecari E. P jetonte prej disa vitesh në komunën Paganica. Ishte i martuar, baba i dy fëmijve dhe punonte në ndërtim. Njihej si një person familjar dhe i ndershëm.

Prokura e Aquillas ka vendosur ekzekutimin e autopsisë mbi trupin e shqiptarit për zbardhjen e motivit të vdekjes.

/Ora News.tv/