Policia italiane ka ekzekutuar një mega sekuestrim droge në një garazh në qytetin e Milanos.

Brenda garazhit janë gjetur 1100 kg hashash, një instrument lokalizimi i përdoruar për mjete lundruese, 550 gramë kokainë dhe 6500 euro kesh.

Në pranga është vënë një shtetas italian 42 vjeç. 

Droga ishte e fshehur pas një muri i ndërtuar ekas brenda garazhdit.

Policia italiane ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të 42 vjeçarit italian të arrestuar.


/Ora News.tv/