Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi carabinierët i gjetën një armë të Luftës së Parë Botërore.

Njeri 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino u ndaluan teksa po udhëtonin me një “Volkswagen”, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në Ulignano.

33-vjeçarit iu gjet edhe një dozë kokaine. Kjo bëri që karabinierët t’u marrin makinën për një kontroll të plotë

Gjatë kontrollit u gjet një pistoletë gjermane  e Luftës së Parë Botërore, një Mauzer model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator,në gjendje të përsosur, plotësisht funksionale dhe e gatshme për të hapur zjarr.

/Ora News.tv/