Itali, dëbohen dy emigrantë shqiptarë, lidhje me ekstremizmin islamik

Itali, dëbohen dy emigrantë shqiptarë, lidhje me ekstremizmin

Me vendim të Ministrit të Brendshëm Italian Marco Minniti, dy emigrantë shqiptarë janë dëbuar nga territori italian si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Dy emigrantët shqiptarë të moshës 24 e 23 vjec konsiderohen si persona të lidhur me ambientet e ekstremizmit islamik e në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrit.

Hetimet investigative të Antiterrorizmit Italian kanë vërtetuar se njëri prej shqiptarëve të dëbuar i moshës 24 vjec, banues prej vitesh në komunën Lucera të Foxhias mbante kontakte me një tjetër shqiptar i cili ishte anëtar i një grup salafit. Pjesë e këtij grupimi ekstremist fetar  ishin dhe dy vëllezërit  shqiptarë Orkid e Lusien Mustaqi 26 e 23 vjec, të dëbuar nga Italia në korrrik të 2017.

Gjithashtu investigatorët italianë kanë zbardhur se 24 vjecari shqiptar ishte anëtar i një grupi në whatsApp ku nxitej xhihadi si dhe përmes profilit të tij në facebook kishte shpërndarë shumë herë propagandë anti perëndim.

Ndërsa shqiptari tjetër i dëbuar i moshës 23 vjec, sipas autoriteteve italiane ishte pranë një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Foxhia e me aktivitet në trafikun e qënieve njerëzore.

Gjithashtu në profilin e tij në facebook 23 vjecari kishte pozuar me një pistoletë në dorë.

Dy shqiptarët janë dëbuar nga Italia duke u nisur nga Bari drejt Durrësit.

Deri më tani ka mbërritur në 100 numri i personave të dëbuar  nga Italia, përgjatë vitit 2017 me motivin e rrezikshmërisë për sigurinë kombëtare.

EMISIONET