Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, njëherësh kreu i Forza Italia ka deklaruar se puna duhet të fillojë nga njerëzit më të dobët.

"Prioritetet për t'u adresuar janë vendet e punës dhe pensionet, problemet që kanë një aspekt të përbashkët, sepse ato ndikojnë tek njerëzit më të dobët", u shpreh Berlusconi, duke nënvizuar se "nga këta njerëz duhet të fillojmë përsëri". 

Duke folur për emigracionin, Berlsuconi ka përsëritur se e konsideron të papranueshme se në Itali mbeten 600 mijë të huaj të parregullt, të cilët në mënyrë të pashmangeshm jetojnë edhe me anë të krimeve.

/Ora News.tv/