Itali, 50-vjeçari shqiptar godet me thikë në zemër gruan

Itali, 50-vjeçari shqiptar godet me thikë në zemër gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen San Fruntuoso të Xhenovas në Itali.

Një grindje për motive xhelozie është shndërruar në një dramë në familjen e një çifti emigrantësh shqiptarë.

50-vjeçari shqiptar Arben Kosova ka goditur disa herë me thikë në gjoks gruan e tij Vojsava Kosova, 41-vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në gjëndje mjaft të rëndë.

Kanë qenë fqinjët e çiftit shqiptar të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit. Në mbërritjen e tyre 50 vjeçari ndodhej i gjunjëzuar pranë trupit të gjakosur të bashkëshortes.

"Më iku truri, nuk di ç'pata"-është shprehur ai.

Arben e Vojsava Kosova me origjinë nga Berati janë prindër të dy fëmijëve.

50-vjeçari shqiptar me profesionin murator është arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes. Ndërsa bashkëshortja e tij Vojsava është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino të Xhenovas.

Çifti shqiptar jeton prej vitesh në Itali dhe kanë marrë nënshtetësinë italiane.

EMISIONET