Zëvëndës kryeministri e ministri italian i Punës dhe i Zhvillimit ekonomik Luigi Di Maio ka reaguar sot pas mocionit të një ditë më parë të Brukselit. Përmes komisionerit të çështjeve ekonomike të Bashkimit Europian Pierre Mosocovici, Brukseli u shpreh se manovra ekonomike e aprovuar nga qeveria italiane do ta çojë më 2019 në 2.9 % deficitin italian e në 3.1 % më vitin 2020.

Në një dalje për korrespondentët dhe agjensitë e huaja mediatike në Itali, Luigi Di Maio deklaroi se "qeveria italiane është e bindur se manovra ekonomike nuk do të kapërcejë koeficientin e 2.4% të borxhit publik për dy arsye; e para se besojnë në zhvillimin ekonomik të përcakuar nga reforma ekonomike dhe e dyta pasi bilanci i shtetit do të vazhdojë të reduktohet pas aprovimit në muajt e parë të 2019 të reformës së tenderave publike si dhe procedurës penale e civile në sistemin e punës.

Gjithashtu ministri Di Maio theksoi se "dalja nga euro nuk është në programin e qeverisë Conte."

"Si lider i Lëvizjes 5 Yje e si anëtar i qeverisë, tha ai, garantoj se Italia nuk do të dalë nga eurozona. Gjatë këtij viti të fundit, jam bindur, tha ai, nga ndryshimi i faktorëve politkë dhe i vetëdijes politike të institucioneve europiane."

Përballë mediave të huaja zëvëndës kryeministri italian Luigi Di Maio ka komentuar dhe raportin e tij me aleatin qeverisës Matteo Salvini të shfaqura të tensionuara pas debateve të fundit në parlament mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

"Jemi një qeveri e re e ndryshimit me dialektikë e dinamika të reja, tha Di Maio.

Debati politik mes Lëvizjes 5 Yje e Partia Lidhja është i sinqertë e kur nuk janë dakort e thonë hapur e publikisht, por kjo nuk do të thotë se vihet në rrezik stabiliteti i qeverisë."

Por gjithnjë e më i lartë është interesi mediatik mbi zgjedhjet e ardhshme europiane. Lideri i 5 Yjeve informoj se forca e tij politike do të jetë pjesë e një grupimi të ri politik europian.

"Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme europiane po dialogojmë me grupe të ndryshe politike, tha ai- Në janar-shkurt të 2019 do të dalim me një manifest të ri politik e më një grupim të ri që synon të jetë gjilpëra e peshores në Parlamentin Europian."

/Ora News.tv/