Itali, 33-vjeçari i larguar nga spitali gjendet i vetëvarur në pemë

Itali, 33-vjeçari i larguar nga spitali gjendet i vetëvarur në

Një 33 vjeçar shqiptar është gjetur i vetëvarur rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm në një pemë në oborrin e spitalit "Perrino" të qytetit të Brindizit në afërsi të pavionit të Radioterapisë.

33 vjeçari shqiptar kishte hyrë në Itali me një vizitë turistike e nuk ka asnjë familjar apo të afërm në territorin italian.

Mbi trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune që dëshmon vetëvrasjen e  tij. Motivet e këtij akti ekstrem janë ende për t'u zbardhur.

Në veshjen e 33 vjeçarit shqiptar janë gjetur vetëm dokumentat e tij dhe një biletë autobusi për Shqipëri, blerë në qytetin e Romës.

Policia italiane ka informuar Konsullatën Shqiptare për të lajmëruar të afërmit e tij në Shqipëri.

Një natë më parë, 33 vjeçarit shqiptar i ishte dhënë ndihma e shpejtë në afërsi të portit të Brindisit.

Është dërguar më pas në spital. Në pritje të mjekimit është larguar duke humbur gjurmët deri  paraditen e sotme kur trupi i tij i pajetë u gjet i varur në pemë.


EMISIONET