Një shqiptar 28 vjeç, që jetonte në Sesto San Giovanni të Italisë, është hedhur në shinat e trenit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

 Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë. 

Nga përplasja me trenin, trupi i pajetë i 28-vjeçarit është tërhequr dhunshëm për disa metra, ndërsa mendohet se ai u vetëvra.

/Ora News.tv/