Ora News zbulon dokumentin italian të Guarda di Financa e Leçes lidhur me detaje të operacionit të koduar "Lulet e Pranverës". Operacioni i antimafias italiane u ekzekutua në bashkëpunim me policinë shqiptare pas dy viteve hetim, duke çuar në shaktërrimin e 4 grupeve trafikatësh italo-shqiptare.

Janë ekzekutuar 20 urdhërarreste ndërsa 7 janë në kërkim  si dhe është sekuestruar  një sasi e madhe droge marijuanë, kokainë , heroinë por dhe armë e municione.

Hetimet- Gjatë dy viteve hetim janë ekzekutuar 26 operacione sekuestrimi të rreth 8 tonë e gjysmë marijuanë e 10 kg kokainë e heroinë si dhe mjaft armë e municione. Janë arrestuar në flagrancë 36 persona e janë vënë nën hetim të lirë 90 persona të tjerë.

Rekrutimi i skafisteve- "Në Shqipëri rekrutoheshin skafistë që kishin detyrën të transportonin drogën me gomone të fuqishme oqeanike, tonelata marijuanë, si dhe kokainë e heroinë nga brigjet shqiptare në brigjet salentine" thuhet në raport. 

Baza logjistike, ruajtja dhe tregtimi i drogës i besohej bashkëpunëtorëve italianë të cilët ishin në një pozitë "vartëse" në krahasim me shqiptarët.  Shqiptarët kishin arritur të depërtonin në organizata kriminale lokale dhe kombëtare 

 "E demostron fakti që shpesh grupe të mafias italiane në Sicili e në qytetet të tjera italianë bashkëpunonin me disa nga shqiptarët e arrestuar për të marrë sasitë e mëdha të drogës që ishin paguar paraprakisht dhe paratë e konfiskuara të clat gjeneronin si fluks parashë në drejtim të Salentos dhe Shqipërisë në gjurmët e së cilës janë vendosur hetuesit e Njësisë së Policisë Ekonomike" thuhet në raportin e Guardia di Financa

4 grupe kriminale- Hetimet dy vjeçare kanë zbuluar 4 grupe kriminale italo-shqiptare që kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në rajonet italiane të Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia. Të gjithë përgjegjës të trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe futjes së armëve dhe municioneve luftarake.

Salento nyja- Baza operative ishte në Salento të Italisë për shkak dhe të pozitës gjeografike dhe hetimet e antimafias italiane zbardhën fuqinë e veprimit të organizatave kriminale shqiptare në territorin kombëtar e lokal italian.

Droga prodhohej, magazinohej e konfeksionohej në Shqipëri e më pas trafikohej me skafe të fuqishme drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës. Droga trafikohej kryesisht në Gjermani e Zvicër. 

Policia finaciare italiane ka zbardhur një fluks të madh parash mes Shqipërisë e Saleetos për llogari të këtyre grupeve kriminale duke konfiskuar dhe një sasi të madhe kartmonedhash.

Në Shqipëri janë arrestuar sot, 12 shkurt

1-Denis Pashaj 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç 
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç 
5-Bilal Kabello 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Në Itali janë arrestuar sot 12 shkurt:

1-Dorian Alikaj 34 vjeç 
2-Altin Avduramani 46 vjeç
3-Ajet Çepaj 50 vjeç 
4-Klaudio Fani 34 vjeç
5-Artur Malo 35 vjeç 
6-Raul Zenunaj 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone 
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro 
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato

/Ora News.tv/