Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare  është fituesi i çmimit ‘Nonino 2018’. 

I mbajtur për të 43-it vit rradhazi në Udine, ‘Nonino 2018’ është i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e autorizuar nga Nobel.

Çmimet u ndanë në seksione të ndryshme. Kadare ishte fitues i Çmimit Ndërkombëtar Nonino 2018. 

Ndërsa Çmimi Nonino 2018, mjeshtëri i kohës sonë, shkoi për filozofin venecian Giorgio Agamben, krijues i konceptit të "Homo Sacer".

Shkrimitari shqiptar u vlerësua si poet, romancier dhe autor i eseve e librave: “Kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, që ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane, ka krijuar rrëfime të mëdha.

U largua drejt Parisit në kohën e diktaturës për të mos i ofruar shërbimet e tij tiranisë, duke mospranuar të heshtë, shpesh duke e zhytur historinë e tij në një botë imagjinare e duke u bërë dëshmitar i tmerreve të kryera nga totalitarizmi dhe inkuizitorët e saj. 

Ai bëri që toleranca fetare të jetë një prej gurthemeleve të punës së tij.”

Çmimi për Kadare do të dorëzohet nga Claudio Magris.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 janar 2018 në Distilleries Nonino në Ronchi di Percoto (Udine).

/Ora News.tv/