ISIS përgjak Kabulin, dy të vdekur dhe 24 të plagosur nga sulmi me bomba

ISIS përgjak Kabulin, dy të vdekur dhe 24 të plagosur nga sulmi

Dy të vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci i një sulmi me bombë në kryeqytetin Afgan, Kabul. Sipas mediave lokale, të paktën 3 bomba shpëthyen mëngjesin e sotëm.

Bomba e parë ishte vendosur në një autobus ku ndodheshin studentë të një universiteti. Bomba në autobus shpërtheu pranë një zone banimi në perëndim të Kabulit, duke vrarë një person.

Ndërkohë, dy bomba shpërthyen 20 minuta me vonesë, tha zëvendësi i Ministrisë së Brendshëm, Nasrat Rahimi. Personi i dytë ka vdekur në spital dhe nuk është e qartë se në cilën nga sulmet mbeti i lënduar rëndë. Mes të plagosurve janë edhe dy gazetarë.

Përgjegjësinë e sulmit e mori shteti islamik (ISIS), duke thënë se autobusi transportonte. Kohët e fundit, qyteti Afgan është tronditur nga një sër shpërthimesh dhe sulmesh vetëvrasëse nga ISIS dhe telebanët.

Të premten, një taleban bombardues i makinave vetëvrasëse vrau katër civilë afganë. Një ditë më parë, gjashtë vetë u vranë në një sulm nga ISIS ku një burrë hodhi veten jashtë një akade afgane të ushtrisë.

EMISIONET