Pas rënies së “Kalifatit”, ISIS deklaroi se ka vrarë 362 persona në 92 sulme në disa qytete botës për vetëm tre ditë.

Grupi terrorist tha se përdorte bomba vetëvrasëse dhe mina tokësore për të kryer “hakmarrje” pas dëbimit nga Banghouz në Siri.

ISIS deklaroi se është përgjegjës për sulmet në 80 qytete, përfshirë shpërthimin në Kolomna pranë Moskës.

“Grupi shtoi se ka kryer 14 sulme në Irak, 10 në Siri dhe të tjera në Afrikë, Somali, Afganistan, Libi, Egjipt dhe Kaukazuz nga data 8 – 10 prill”, raporton The Times.

Por disa analistë argumentuan se disa sulme në Irak dhe Siri nuk lidhen me ISIS. Ndërsa shpërthimi në Kolomna ku mbeti i plagosur një person, nuk kishte prova që lidhen me një sulm terrorist dhe autoritetet besojnë se ishte një rrjedhje gazi.

Sulmet e rastësishme në Libi, Sinai dhe Siri mund të kenë qenë objekt i grupit terrorist.

/Ora News.tv/