Ishulli historik Drake është në shitje për 6 milion paund- ndërsa blerësi duhet të planifikojë për ta transformuar atë në një vendpushim luksoz të stilit të Karaibeve.

Ish-kalaja me 6 hektarë tokë është përdorur dikur si qendër fetare, si burg gjatë sundimit të Charles II dhe, së fundmi,

kala e gjashtë hektarë është përdorur si një qendër fetare, një burg gjatë sundimit të Charles II dhe më vonë si një vend aventure. Ishulli u mbyll 30 vjet më parë.

Por, pronari i ishullit, Dan McCauley, i cili bleu tokën për 384,000 paund në 1995, tani e ka vënë atë në shitje për një çmim prej 6 milion paund.

Ishulli Drake, e ka marrë këtë emër nga Sir Francis Drake, i cili u nis në vitin 1577 për të lundruar rreth globit dhe e ka konsideruat atë si "xhevahir në kurorën e Plymouth", raportoi Sunday Times.

Synimi i shitësve është që në ishull të ndërtohet një hotel luksoz.

/Ora News.tv/