Ishte pranë Seria A, ide e re për Kastriot Dermakun

Ishte pranë Seria A, ide e re për Kastriot Dermakun

Një ide e re ka lindur për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku. Klubi i Parmës është shumë pranë marrëveshjes, por dëshiron që Dermaku të luaj si i huazuar për një sezon me Cosenza, skuadër me të cilët Dermaku është në skadencë kontratë.

Shtatlarti zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Cosenza, por ofertat e shumta drejt tij e shtynë që të mos rinovoj me skuadrën e Seria B. Kjo bëri që skuadra si Besiktas, Torino e Parma të shfaqnin interes, me këto të fundit që duket se kanë plotësuar edhe kushtin financiar të vendosur nga Dermaku.  

Por, idea e blerjes dhe më pas huazimit diku tjetër nuk i pëlqen aspak Dermakut. 27 vjeçari kërkon që të firmos sa më shpejt me klubin e ri dhe të provojë shanset për të ndihmuar sado pak atë. Seria A e intrigon, ditët e ardhshme do të jenë ato që do vendosin edhe pikat mbi "I" për të ardhmen e Dermakut.



EMISIONET