"Ishte mrekulli që Kim Kardashian dëgjoi historinë time", flet gjyshja që u lirua nga burgimi i përjetshëm

"Ishte mrekulli që Kim Kardashian dëgjoi historinë

Alice Johnson, gjyshja që u lirua dje nga burgu pasi Kim Kardashian ia doli që të ketë një marrëveshje me Donald Trump ka folur sot për herë të parë në një shfaqje televizive.

63-vjecarja që mbante afër mbesën e saj, të cilën e ka patur larg prej dy dekadash tha se ishte e emocionuar që mori një tjetër mundësi nga jeta.

"Ne duhet të vlerësojmë cdo moment që kemi. Ndonjëherë ne nuk arrijmë të kuptojmë vlerat e familjes dhe jetës. Nuk do ta bëj më kurrë."

E pyetur se si u ndje kur u ribashkua me familjen e saj, Johnson tha se ishte ndjenja më e bukur në botë.

"Për një moment ishte shokuese të shoh familjen time aty. E dija që do të dilja jashtë dhe kur i pashë u trondita. Zemra ime po rrihte aq shpejt. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që gjithcka përfundoi në këtë mënyrë."

Faktin që Kim Kardashian u bë shkak për lirimin e saj e konsideron si një mrekulli nga zoti.

"E di që vetëm zoti mund të prekte zemrën e Kim Kardashian. Ne kemi mbajtur kontaktet. Ajo tha se ndjeu dicka kur pa e dëgjoi për historinë time. Jam kaq mirënjohëse, nuk di ta shpjegoj. Është merkulli."

Kujtojmë se Johnson u gjykua në 1996 për burgim të përjetshëm sepse u përfshi në një rrjet të shpërndarjes së drogës.

EMISIONET