Një kontroll rutinë në doganën e Kapshticës ka dërguar në pranga një 59 vjeçar shqiptar.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar me 8 vite burg nga gjykata greke e Florina.

Ai po tentonte të largohet nga Greqia nga kjo pikë kufitare, por duket se planet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. 

/Ora News.tv/