Ishte bllokuar në malin e Çikës, alpinistja transportohet me helikopter

Ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë të mundur transportimin e një alpinistje 31-vjeçare e cila ishte bllokuar prej tre orësh në malin e Çikës në Llogara të Vlorës.

Marrja e pacientes është bërë në një terren shumë të vështirë.

Ajo ka pësuar një traumë kranike, VLC të fytyrës dhe traumë të baçinit.

Alpinistja u trajtua nga ekipi mjekësor dhe më pas u shoqërua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET