ISHP qetëson qytetarët: Nuk ka epidemi. Nga gripi janë prekur 329 persona

ISHP qetëson qytetarët: Nuk ka epidemi. Nga gripi janë prekur 329

Instituti i Shëndetit Publik thotë se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

Sipas ISHP, në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

"Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces", thuhet në njoftimin e ISHP.

Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

EMISIONET