Ishin duke fituar, futbollistët afrikan dhurojnë spektakël e tallen me kundërshtarin

Ishin duke fituar, futbollistët afrikan dhurojnë spektakël e

Një ngjarje aspak e zakontë është shënuar në një ndeshje futbolli në Afrikën e Jugut.

Futbollistët rezervë të Kaizer Chiefs kanë turpëruar me pasime dhe driblime kundërshtarët e tyre të Platinum Stars.

Situata u krijuar në minutat e fundit të takimit kur Kaizer ishin duke udhëhequr 4-2.

Në atë moment futbollistët e Kaizer nisën të dhurojnë spektakël me pasime të njëpasnjëshme dhe tallje me kundërshtarin.

Ndërsa i çuditshëm ka qënë dhe reagimi i futbollistëve të Platinium që nuk kanë reaguar ashpër, por vetëm kanë tentuar të marrin topin.

EMISIONET