Momente paniku për ish-trajnerin e Interit, Gigi Simoni. Taktikanti 80 vjeçar është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas agjencive të lajmeve në Itali, Simoni ishte në shtëpinë e tij në San Piero a Grado, pranë Pizës, kur familja thirri ambulancën. Ai u gjend menjëherë në spitalin "Cisanello" në Pisa dhe mbetet në kushte kritike në kujdesin intensiv.

Si një lojtar, ai fitoi Kupën e Italisë me Napoli në 1961-62, ndërsa si trajner fitoi Kupën UEFA me Interin në 1997-98 dhe u ndesh deri në fund me Juventusin për titullin kampion të Seria A.

Simoni fitoi edhe çmimin individual, "Pankina e Artë" e Seria A për sezonin 1997-98, statistika që e bindin për të luftuar deri në fund me sëmudjen që e ka goditur.

/Ora News.tv/