Ish sulmuesi i Kombëtares dhe Vllaznisë, Roland Luçi del kundër kandidimit të Bashkim Finos për kreun e FSHF-së, duke e cilësuar si një ndërhyrje të politikës në botën e futbollit.

 Luçi në një postim në facebook shkruan "FSHF dhe testi edvinist"

"FSHF dhe testi edvinist Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu në vesh të vellait dhe ky hodhi në ring Baçin, kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është provokimi kryeministror ndaj biznesit të lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar që Edi do që ti bëj "besnikëve" të vet bashkiakë.

Futbolli, si një ndër simbolet e pakta që është në gjendje të dali jashtë kontureve shtetërore dhe të ngrejë peshë shqiptarët kudo që janë po sfidohet nga një xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar që lidhjen me botën e sportit e argumenton me të qenit tifoz!

Mbas një muaji do të përjetojme momentin kur "besnikët" do ja dredhin, kur sipërmarrja sportive do të tregojë dinjitet, kur faktorët votues do të demonstrojnë pavarësi, kur dorashkës politike futbolli duhet t'i përgjigjet me peshqirin e knockout-it të hedhur drejt topolakut të gënjyer e të përdorur edvinisht."


Bashkim Fino zyrtarizoi dje kandidaturen per kreun e FSHF-se


/Ora News.tv/