Ish-sulmuesi i Juventusit në telashe, i thyen nofullën shoferit të taksisë, arrestohet

Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Nicklas Bendtner. Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit është vënë në prangat e policisë daneze pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shoferi taksie. Sulmuesi danez duket se po rikthehet ai i dikurshmi te skuadra e Rosenborgut në Norvegji, por  Bendtner ka treguar anën e tij të errët.

Incidenti ndodhi në orën 2.41 të dielën në mëngjes në Kopenhagën, ndërsa konfirmimi vjen nga kompania e taksive që për "Bt.dk" kanë deklaruar se shoferi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe aktualisht po kalon një operacion për një nofulla të thyer.

"Ajo është raportuar në polici dhe ne mund të konfirmojmë se sulmuesi është Nicklas Bendtner."

30 vjeçari danez pritet të përballet me akuzat e dhunës fizike.


EMISIONET