Ish-drejtori i FBI-së, James Comey jep intervistën e tij të parë mbrëmjen e së dielës së 15 prillit,  pas shkarkimit nga presidenti Trump vitin e kaluar, shkruan BBC.

Ai shprehet se "Trump është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president"

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë se Donald Trump i trajton gratë si ‘copa mishi’

Ai tha për ABC News se Trump gënjen vazhdimisht dhe mund të ketë penguar drejtësinë.

Disa orë para transmetimit të kësaj interviste, presidenti amerikan sulmoi z.Comey për "shumë gënjeshtra".

Ndërkohë, ish shefi i FBI, shprehet: "Presidenti ynë duhet të mishërojë respekt dhe t'i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi"

"Presidenti Donald Trump nuk është në gjendje t'i përmbahet vlerave të këtij vendi, më e rëndësishmja: për të qenë i vërtetë. Ky president nuk është i aftë për ta bërë një gjë të tillë".

Comey  foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Trup dhe aludon se "Rusia mund të ketë informacion mbi Trump, të cilin mund ta përdorë për të rënë në kompromis me këtë të fundit".

 "Ka mundësi që rusët të kenë disa ndikime mbi Trump, të rrënjosura në eksperiencën e tij personale, të cilat nuk e di nëse janë si pasojë e ndonjë biznesi rreth aktivitetit në një hotel të Moskës apo e lidhur me financat, apo diçka tjetër."

/Ora News.tv/