Pas kaloi pjesën më të madhe të jetës në arrati, një ish-roje i kampit nazist të Stuthof-it në Poloni, ka dalë para gjykatës në moshën 94-vjeçare. Ai akuzohet se ka ndihmuar dhe favorizuar vrasjen e qindra të burgosurve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një 94-vjeçar që ka shërbyer si roje në kampet famëkeqe naziste doli të martën para gjykatës. Ai akuzohet se ka ndihmuar dhe favorizuar vrasjen e qindra të burgosurve në kampin nazist të Stutthof pranë qytetit polak Gdansk gjatë Luftës së Dytë Botërore. I moshuari rrezikon të dënohet me 15 vjet burg. Për shkak se ishte nën 21 vjeç në kohën kur shërbente si roje, ai do të përballet me drejtësinë në një gjykatë minorenesh deri në janar.

Kjo çështje konsiderohet 'simbolike dhe morale' pasi Gjermania vazhdon të kritikohet për trajtimin e vonuar të krimeve të kryera gjatë Rajhut të Tretë. Deri në vitin 2011 prokurorët kanë trajtuar çështjet e personave të përfshirë drejtpërdrejt në vrasje dhe jo bashkëpunëtorëve.

Ish-roja akuzohet se ishte në dijeni të vrasjeve masive midis viteve 1942 dhe 1945, kur shërbeu në kampin e Stutthof ku rreth 65 mijë veta u vranë në dhomat e gazit.

 Prokurorët i thanë gjykatës se i dyshuari kishte dijeni mbi metodat e vrasjes. Ish-roja uli kokën kur prokurori përmendi gazin vdekjeprurës Zyklon B

/Ora News.tv/