Ish-prokurori Fatmir Hoxha i bashkohet listës së kandidatëve të SPAK

Ish-prokurori Fatmir Hoxha i bashkohet listës së kandidatëve

Ish-prokurori Fatmir Hoxha ka aplikuar për tu bërë anëtar i SPAK. 

Hoxha aktualisht është jashtë sistemit gjyqësor por ka ushtruar detyrën si prokuror për 12 vite.

Bashkë me Hoxhën shkon në 16 numri i kandidatëve për SPAK.

Ai është drejtor në Adiministrimin e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu më 6 shkurt me disa ditë afatin e pranimit të aplikimeve për SPAK deri më 21 shkurt.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.


Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Vate Staka

Dorina Bejko

Besim Hajdarmataj

Arben Kraja 

Vladimir Mara 

Dritan Prençi 

Klodian Braho 

Besnik Muçi 

Anton Martini 

Eneid Nakuçi 

Edvin Kondili 

Eugen Beci

Doloreza Musabelliu

Shkëlzen Cena

Gëzim Cenaj

EMISIONET