Ish-presidenti konservator Iván Duque fiton zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

Ish-presidenti konservator Iván Duque fiton zgjedhjet presidenciale

Ish-presidenti konservator Iván Duque është zgjedhur president i Kolumbisë.

Në një tubim me rastin e fitores, në kryeqytetin Bogotas, ai premtoi të bashkonte vendin pas një fushate përçarëse, shkruan BBC.

Por ai tha se dëshiron të shohë ndryshime në marrëveshjen historike, por të diskutueshme, të dakorduar me rebelët e FARC në 2016.

Z. Duque, i cili fitoi 54% të votave, thotë se do të rishkruhet marrëveshja që garantonte vendet e rebelëve në Kongres dhe u lejoi atyre të konkurronin në zgjedhje.

Ai gjithashtu thotë se do të vendosë ndëshkime më të ashpra për krimet e dyshuara të kryera nga rebelët gjatë konfliktit brutal pesë-dekadësh me qeverinë.

"Me përulësi dhe nder, i them popullit kolumbian se do t'i jap të gjitha energjitë e mia për të bashkuar vendin tonë. Nuk ka ndarje më," i tha ai një turme simpatizantësh.

"Unë nuk do të qeveris me urrejtje."

Z. Duque shihet si një zgjedhje e favorshme për biznesin, sepse ai dëshiron të ulë taksat dhe të rrisë investimet.

EMISIONET