Futbolli është një nga disiplinat më të dashura sportive dhe si e tillë vëmendja është e madhe. Ai i nënshtrohet ndryshimeve sporadike thuajse vit pas viti, por sugjerimi i fundit është me të vërtetë për tu dëgjuar.

"Një ndeshje duhet të zgjas 70 minuta dhe pushimi mes dy pjesëve të jetë rreth 60 minuta."-është deklarata e cila nuk vjen nga një tifoz i çmendur, por nga ish-presidenti i Deportivo La Coruna, Augusto Cesar Lendoiro.

"Unë do të propozoja që kohëzgjatja e një ndeshjeje të reduktohet në 70 minuta dhe të ndahet në dy pjesë 35 minutëshe të luajtjes efektive. Kjo do të ndihmonte arbitrin më shumë, sepse ai do të eliminonte kohën shtesë dhe ankesat në fund të lojës. Nuk do të kishte asnjë dyshim për ngjarjet që ndodhin në fundin e saj dhe rënia e bilbilit do të sinjalizonte fundin e ndeshjes. Tani, një ndeshje futbolli është me të vërtetë e lodhshme. Të luash çdo 3 ditë nga 90 minuta është rraskapitëse. Gjithashtu gjyqtarët do të hiqnin shumë nga përgjegjësitë që kanë aktualisht dhe për tifozët ndeshja do të bëhej më atraktive."-deklaroi Lendoiro për mediat spanjoll.

Komentet e tij vijnë vetëm pak orë pas derbit mjaft të diskutueshëm Galacian, mes La Coruna e Lugo. Loja përfundoi 0-0, por 5 minutash e 23 sekonda shtesë sollën pakënaqësi te miqtë, pasi luanin me 2 futbollist më pak pas dy kartonave të kuq.



/Ora News.tv/