Ish-pronari dhe presidenti i Interit, Erick Thohir nuk heq dorë nga futbolli. Së fundmi, biznesmeni indonezian është bashkuar me klubin anglez, Oxford United.

"Erdha këtu për të shtuar përvojën time dhe për të ndihmuar klubin të ndërtojë të ardhmen. "-tha Thohir gjatë prezantimit.

Ndërkohë, pronari i klubit, Sumrith Thanakarnjanasuth tha:

"E kam njohur për një kohë të gjatë. E di se ai do të jetë një pasuri e madhe për këtë klub futbolli dhe e di se tani kemi një bord të cilin unë besoj se mund të bëjmë hapa të rëndësishëm përpara."-deklaroi Thanakarnjanasuth.

Oxford është aktualisht në vendin e 21-të në Ligën e Parë angleze (kategoria e tretë), duke fituar vetëm tre nga 17 ndeshjet e tyre deri tani.

/Ora News.tv/