Ish-Presidenti në paraburgim, akuzohet për financim të fushatës nga Gaddafi

Ish-Presidenti në paraburgim, akuzohet për financim të

Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici, në kuadër të një hetimi për financim të paligjshëm të fushatës së tij elektorale të vitit 2007 nga Libia. Ish-presidenti francez mendohet se ka përfituar 50 milionë euro nga lideri i atëhershëm librian Muammar Gaddafi, pretendim që është mohuar nga Sarkozy.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është shoqëruar në polici, me pretendimin se fushata e tij të suksesshme elektorale e vitit 2007, është financuar nga regjimi i ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi.

Sarkozy është marrë në pyetje nga zyrtarët e policisë së Nanterrës në perëndim të Parisit mëngjesin e kësaj të marte, si pjesë e një hetimi 5-vjeçar mbi pretendimet për keqpërdorim të pushtetit, falsifikim, shpërdorim të parave publike dhe  pastrim të parave.

Në vitin 2012, portali investigativ francez 'Mediapart', publikoi dokumenta të cilat sugjeronin se Libia kishte paguar deri në 50 milionë euro për fushatën e Sarkozy.

Ish-presidenti i ka mohuar pretendimet për financim të jashtëligjshëm, duke i konsideruar si “të shëmtuara”.

Përveç këtij rasti, Sarkozy është në gjykim edhe për një tjetër çështje lidhur me financimin e fushatës së tij të dështuar të vitit 2012, ku ai u mposht nga François Hollande.

 Sipas të përditshmes 'Le Monde', e cila raportoi këtë lajm, Sarkozy mund të qëndrojë në polici për 48 orë dhe në fund të këtij afati, ai mund të vendoset nën hetim zyrtar, gjë që tregon se ndaj ish-presidentit francez mund të ketë prova konkrete për financim të jashtëligjshëm të fushatës.

EMISIONET