Ish-portieri i Juventusit i hedh "benzin" zjarrit: Nëse do isha në vendin e Gigi ja çfarë do bëja

Ish-portieri i Juventusit i hedh "benzin" zjarrit: Nëse do isha

Penalltia mjaft e kontestuar përballë Realit të Madridit, mund t'i ketë kushtuar eliminimin nga Champions League Juventusit.

Ky episod "ngjalli" zemërimin e Gianluigi Buffon që iu drejtua dhomave të zhveshjeve para përfundimit të sfidës. . Por akoma më i ashpër ka qënë reagimi i ish-portierit të Juventusit, Stefano Tacconi, që ka deklaruar se nëse do të ishte Gigi, do ta kishte goditur gjyqtarin Michael Oliver në fytyrë.

Duke e ditur se nuk do të luaj më, do ta kisha goditur në fytyrë. Do të ishte bukur dhe e mrekullueshme për fundin e karrierës. Nuk mund të japësh një penallti si ajo në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të japësh një penallti si ajo.”-tha Tacconi për RMC Sport, që ka luajtur shumë ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.

EMISIONET