Ish-polici i Forcave Speciale përdhunon gruan e dehur që e ngatërroi me të dashurin

Një ish-polic i Forcave Speciale është burgosur për 7 vite pasi filmoi veten duke përdhunuar një grua të dehur që mendoi se ishte dikush tjetër.

Paul Rodgers, 29 vjeç filmoi marrëdhënien seksuale dhe e montoi duke e bërë të duket pak më normale para se t’ia dëtgonte dikujt tjetër.

Në pamjet e pamontuara me celular, viktima e dehur dëgjohet duke thënë emrin e një mashkulli me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Rodgers, i cili u shkakruar nga pozicioni i tij në Policinë e Leicestershire dëgjohet duke thënë “Jo nuk është, jam unë, Paul”, ndërkohë që ajo ia kthen “Jo, nuk je Paul.”

“Babai i tre fëmijëve është akuzuar për abuzim seksual pasi e preku dhe e gjuajti me lodra seksuale, më pas e përdhunoi”, njoftoi gjykata e Leicestershire.

Gjatë gjykimit, ai u përshkrua si i varur pas seksit që shkonte shpesh në festa të ndryshme.


EMISIONET