Politikani reformator malajzian Anwar Ibrahim është liruar nga burgu, duke e përshkruar fitoren zgjedhore të partisë së tij si “një agim i ri për Malajzinë”.

Pasi u pa si një udhëheqës i ardhshëm, ai u burgos për akuza për sodomi dhe korrupsion.

Kryeministri i ri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, i kërkoi falje Anwar mëngjesin e së mërkurës.

Ai ka premtuar se do të tërhiqet nga posti i Kryeministrit brenda dy vitesh.

Anwar Ibrahim u burgos për herë të dytë tre vjet më parë nën akuzën për sodomi, e cila është e paligjshme në Malajzi.Por ai gjithmonë ka pretenduar se akuzat ndaj tij kanë qenë të montuara politikisht.

Pas lirimit të tij, Anwar Ibrahim, përmes një konference për shtyp falenderoi popullin e Malajzisë, “i cili qëndronte pranë parimeve të demokracisë dhe lirisë”.

Për vite të tëra Anwar drejtoi lëvizjen opozitare të Malajzisë, e cila sapo ka mundur ish-partinë në pushtet për herë të parë në historinë e vendit.

Fitorja e zgjedhjeve të javës së kaluar pasoi një pajtim midis Anwar dhe 92-vjeçarit Mahathir, i cili e shkarkoi dhe e burgosi atë 20 vjet më parë gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër.


/Ora News.tv/