Ish-kryeministri: Një pyetje asgjesuese për Edvin Hajninë!

Ish-kryeministri: Një pyetje asgjesuese për Edvin Hajninë!

 Lexoni pyetjen e emigrantit Renato Tahaj per Edi Ramen: Si te kursej nga emigracioni qe te bej nje vile dhe une ne Surrel? 

  Miq, duke lexuar pyetjen e Renatos me erdhen ne mendje sarajet e  Surrelit me gjatesi themelesh 57 m te gjata ne kater bunkere, secili me  siperfaqe banimi 230-270 m katror me oborr 5000 m katror nderkohe qe  pronari i tyre kishte deklaruar ne ILDKP vetem 2900 euro kursime.

  Kurse i gozhduar nga studenti ne Vlore me pyetjen se me se e ndertove  Vilen ne Surrel, Hajne Rama u pergjigj se e ka ndertuar me para qe ka  fituar ne emigracion, konkretisht ai i zene ngusht tha: “Kam qene ne  emigracion dhe si gjithe te tjeret kam fituar”

 Por lidhur me kete pergjigje jane keto pikpyetje:

 1-A jane te verteta akuzat e Fatos Nanos qe tha se Ramen e solli nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura.

  2-Ku i ka fshehur Rama parate e fituara ne emigracion pasi  per disa  vite me rradhe pas kthimit nga emigracioni ai ka deklaruar zero kursime  ose maksimumi  2900 euro

 3-Pse Rama shkarkoi menjehere ne  kundershtim me ligjin kryetaren e ILDKP sapo ajo hapi dosjen e  kontrollit te pasurive te çiftit Rama, pra Rames dhe madam Bashes.

 Per te gjitha keto, pyetja e Renatos te sjelle ne mendje vargje te pershtatura te poemes se Migjenit:

  Pyetje qe s’kaperdihet eshte or vella hajnia!, pyetje qe i nxene Rames  frymen, i prish gjumin dhe e lemerit e nuk di ku te futet etj etj... 

EMISIONET