Ish-i fejuari i Ariana Grandes duket se e ka hedhur pas krahëve të kaluarën. Komediani Pete Davidson është fotografuar duke shijuar një darkë me një vajzë në një restorant të Nju Jorkut.

Fotografia është siguruar nga TMZ dhe takimi mes tyre është konsideruar romantik, ndonëse nuk dihet identiteti i vajzës.

Thuhet se ajo është partnerja e re e Pete dhe ai ka vendosur që të ecë në jetën e tij për të harruar historinë me Arianën, që e bëri një person tepër të komentuar në media dhe rrjete sociale.

/Ora News.tv/