James Adeniyi është padyshim zbulimi i sezonit në Azerbajxhan.

Sulmuesi i cili u bë i njohur te skuadra e Bylis dhe më pas te Laçi e Skënderbeu po shkëlqen në radhët e Gabala. Këtë herë, James ishte protagonist ndaj Qarabak, teksa realizoi golin e vetëm në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Azerbajxhanit.

Bashkë me Adeniyi, titullarë në radhët e Gabala ishte edhe ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj, i cili bëri një paraqitje fenomenale.


/Ora News.tv/