Presidenti i SHBA, Donald Trump, i rrëfeu aso kohe drejtorit të FBI James Comey, se presidenti rus Vladimir Putin i kishte thënë: "Kemi disa nga prostitutat më të bukura në botë", shkruan tgcom.it

Kjo del nga kujtimet e Comey, dorëzuar nga Departamenti i Drejtësisë Kongresit, të bëra publike nga Associated Press.

Në shënimet e tij, Comey konfirmon se Trump i referohej komenteve të bëra nga Putin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në 2017-n.

Në atë takim, Trump i tha ish shefit të FBI se "historia e prostitutave është një budallallëk", duke iu referuar një dosjeje mbi një takim të presupozuar mes Trump dhe prostitutave në në një hotel në Moskë.

Lidhur me komentet e Putin, Comey shkruan se Trump nuk i kishte thënë se kur ia kishte shprehur presidenti rus të tilla gjëra.

/Ora News.tv/