Ish-drejtori i FBI-së dorëzon shënime për hetimin Rus

Ish-drejtori i FBI-së dorëzon shënime për hetimin Rus

Ish-drejtori i FBI-së, Andrew McCabe ka dorëzuar disa meomrandume në lidhje me bisedat që ai ka pasur me Presidentit Donald Trump gjatë hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë.

BBC raporton se memorandumet mbështesin akuzat se presidenti kërkoi që të pengojë drejtësinë.

McCabe u shkarkua si drejtori i FBI të premten pas një hetimi të brendshëm. Trump e ka akuzuar atë për anësi. 

Presidenti amerikan gjithashtu ka hedhur poshtë hetimin rus duke e konsideruar si ‘gjueti shtrigash’.

Hetimi drejtohet nga avokati Robert Mueller, ish-drejtor i FBI-së.

Deri tani Mueller ka akuzar 19 persona.

Gjithashtu të shtunën, avokati i presidentit John Dowd lëshoi një deklaratë duke thënë se ishte koha që hetimi i këshilltarit special të përfundojë.

Përse u pushua McCabe?

McCabe kishte qenë në një hetim të brendshëm nga vetë FBI dhe kishte hequr dorë nga posti i tij në janar në pritje të rishikimit.

Ai u shkarkua të dielën, vetëm 2 ditë përpara se të mbushte ditëlindjen e tij të 50 dhe të dilte në pension federal.

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha se hetimi mbi të ishte i gjerë dhe ishte arritur në përfundimin e Mc Cabe bëri një zbulim të pautorizuar në media si edhe i mungoi sinqeriteti në raste të shumta.

EMISIONET