Ish-deputetja jep lajmin e ëmbël, shtatëzënë në pritje të një vajze

Kur ka kaluar 1 vit e gjysmë prej kohës kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Henrin,  ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho jep lajmin e ëmbël.

Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë dhe shumë shpejt Henri do të marrë në krahë motrën e vogël.

Lajmin Xhixho e zbuloi mbrëmjen e sotme në "C'est la vie".

"Doktori më tha që duhet t'i këndoja bebit dhe unë ja po i këndoj në skenë".

E pyetur nga Marina Vjollca se sa muajshe është, politikania nuk e zbuloi duke u shprehur se kur kalon muaji i tretë nuk thuhet.

EMISIONET