Ish-bashkëshorti i Meghan Markle martohet, nusja është milionere

Ish-bashkëshorti i Meghan Markle është martuar për herë të dytë. Këtë fundjavë, Trevor Engelson kurorëzoi me martesë lidhjen e dashurisë me Tracey Kurlandnë një ceremoni në Kaliforni.

Trevor dhe Tracey nisën historinë e tyre në 2017 dhe u fejuan në qeshor të vitit të kaluar në një udhëtim në Napa Valley.

Sipas të përditshmes britanike Dailymail, Tracey është trashëgimtare e një perandorie multimilion-dollarëshe.

Dasma e Trevor vjen pothuajse një vit pasi Meghan Markle është bërë dukeshë e Sussex-it.

 Meghan dhe Trevor shijuan lidhjen e dashurisë nga 2011 deri në 2013. Katër vite më vonë, aktorja u komentua për historinë me Princin Harry, me të cilin ka një djalë.

EMISIONET