Isa Mustafa pret në takim Presidentin Meta, diskutojnë për kufijtë

Isa Mustafa pret në takim Presidentin Meta, diskutojnë për

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka pritur në një takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Mustata thotë se i ka prezantuar Metës pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira.

"Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës", thuhet në njoftimin e Isa Mustafës në FB.

Në këtë takim, Mustafa i ka shprehur falenderimet Presidentit Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor.

EMISIONET