Ironike ose jo, Siria është zyrtarisht Presidente e Konferencës mbi Çarmatimin (CD) e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës. Vendi i pushtuar nga armët përgjatë luftës më se 7 vjeçare, tanimë merr presidencën e një agjencie për çarmatimin.

Vendimi vjen vetëm disa javë pas sulmit të fundit të raportuar të armëve kimike, në të cilën autoritetet siriane mendohet se kanë përdorur agjentë kimikë kundër civilëve.

Robert Wood, ambasadori i Uashingtonit në Gjenevë, shkroi: "Të hënën, 28 maj, do të jetë një nga ditët më të errëta në historinë e Konferencës mbi Çarmatimin me Sirinë duke filluar presidencën e saj katërjavëshe. Regjimi i Damaskut nuk ka as kredibilitetin, as moralin dhe as autoritetin për të kryesuar CD-në. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të jetë e heshtur ".

"Mbretëria e Bashkuar përçmon faktin se Siria do të marrë presidencën e Konferencës mbi Çarmatimin, duke marrë parasysh mosrespektimin e vazhdueshëm dhe flagrantë të regjimit të normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për mospërhapjen dhe çarmatimin", tha një deklaratë Ministria e Jashtme britanike.

/Ora News.tv/